Lajmet e fundit

Fushë Kosova ka barazuar me Prishtinën me rezultat 2-2, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ardian Muja, në minutën e 40’, teksa me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Hasan Hyseni dyfishoi epërsinë e prishtinasve, me një gol në minutën e 47’.
Megjithatë, Fushë Kosova u kthye në lojë, duke realizuar fillimisht me Abazin, në minutën e 51’, teksa për golin e barazimit u përkujdes Ivkiq, në minutën e 95’.
Fushë Kosova pas shtatë ndeshjeve ka dy pikë, teksa Prishtina renditet në pozitën e pestë me 11 sosh. /Klankosova.tv.