Këtë të diel, fushata zgjedhore i gjen të ngarkuara me takime partitë e Kosovës.
AAK me partnerët e koalicionit sot nisin ditën në Malishevë, e më pas do të zhvendosen në Pejë. Ditën do ta mbyllin në Krushë të Madhe, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ditën e fillon me vizitë në Istog, e më pas do të mbajë takim elektoral në Pejë. Pas tubimit, LDK mban takim edhe me banorët e Dranocit të Deçanit.
Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të dielën mban tubim rajonal me gratë në Prizren. Ai po ashtu do të zhvillojë takim me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.