23.10.2020 · përditësuar para 2088 dite1 min lexim
Psikologu Fitim Uka ka dhënë detaje rreth “Fol me mu për shëndetin mendor”, fushatë kjo që ka për qëllim t’i ndihmojë qytetarët në një kohë pandemie.
Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, Uka ka thënë se nga kjo fushatë mund të përfitojnë të gjitha ata që kanë një dozë brenge për situatën të cilën ndodhemi apo që ndodhen në një moment sfidues.
“‘Fol me mu për shëndetin mendor’ është një prej fushatave që i organizon Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Qëllimi i kësaj fushate është që ta promovojë shëndetin mendor dhe një gamë shërbimesh që i ofron Departamenti i Psikologjisë në UP”.
“Duke pasur parasysh gjendjen e popullatës si rezultat i pandemisë COVID-19, konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ofrojmë shërbime të shëndetit mendor”.
“Aktualisht ne ofrojmë një shërbim që është psiko-edukim i mirëfilltë ku përmes videove shpjegojmë se si zhvillohet ankthi dhe stresi. Mjafton që të interesuarit ta hapin faqen e fakultetit filozofik dhe aty mund të klikojnë në linkun për shëndet mendor”.
Uka ka shtuar se në faqen e lartpërmendur ofrohet mundësia e bashkëpunimit me një psikolog edhe përmes shkrimit.
“Aspekt tjetër janë edhe vebinaret - kemi një numër të konsiderueshëm të psikologëve që përpiqen të trajtojnë tema që janë me interes për shëndetin mendor”.
“Ka një ide të përgjithshme në psikologji se një varg i shenjave të çrregullimit vijnë për shkak të mungesës së njohurive se si duhet ballafaquar me to. Ideja është që përmes videove të tregohet se si lind një çrregullim i caktuar mendor”.
“Nga kjo fushatë mund të përfitojnë të gjitha ata që kanë një dozë brenge për situatën të cilën ndodhemi apo që ndodhen në një moment sfidues. Ne nuk jemi imun ndaj ngjarjeve që ndodhin në mjedisin tonë dhe kjo është arsyeja pse një psiko-edukim është i nevojshëm”.
https://www.youtube.com/watch?v=oAVRe_Y_AVk
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t'u informuar më shumë rreth kësaj fushate.
https://www.facebook.com/mbeshtetu/posts/129550345574529
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.