Lajmet e fundit

Fusha në stadiumin e Prishtinës është në gjendje të keqe, edhe pse është në renovim e sipër dhe janë derdhur në të miliona euro.
Shumica e barit është tharë, ndërsa nënkryetari i federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për këtë çështje, fajin ia ka hedhur drejtorit të departamentit të sportit, Ibër Alajt, që është përgjegjës për këtë projekt.
Redaksia e sportit në Klan Kosova, ka telefonuar disa herë Alajn, por ky nuk është lajmëruar, madje nuk ka qenë as në zyrën e tij.
Edhe në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë thënë se llogari duhet të kërkohet te departamenti i sportit, saktësisht nga drejtori Ibër Alaj.
Kronikë nga Emanuell Syla