Lajmet e fundit

Trupat ukrainase kanë një numër "poshtërues" të predhave në dispozicion në luftën kundër Rusisë dhe ushtria ka nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore, u tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy liderëve evropianë.
Në një fjalim video në një samit të liderëve në Bruksel, Zelenskyy u kërkoi gjithashtu vendeve të BE-së që të përdorin asetet e ngrira ruse për të armatosur Ukrainën, raporton skynews, transmeton klankosova.tv.
“Duhet të përdoren si fitimet ashtu edhe vetë asetet”, tha ai.