Të shtunën rrumbullaksohen plot 750 ditë kalendarike që kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, nuk ka humbur në stadiumin e vetë.
Ballkani i cili për momentin gjendet 5 pikë prapa Dritës së vendit të parë, do të mundohet me çdo kusht që në Suharekë t'i rrëmbejë 3 pikë të shtunën, në duelin direkt me "Intelektualët" i cili fillon në orën 13:00, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, gjilanasit që po gëzojnë formë fantastike, pos që synojnë që së paku ta ruajnë diferencën aktuale, do të mundohen t'i godasin "Xhebrailat", eventualisht për ta çuar në 8 pikë dallimin me pikë, por njëkohësisht t'ua prishin rekordin pa humbje si vendas.
Kjo super ndeshje do të transmetohet direkt në televizionin numër një në vend,
Klan Kosova, si dhe kanalin
Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion!
Komentator, Arbon Flugaj!
Pos derbit kryesor të Albi Mall Superligës, kampionati elitar ka në kalendar edhe katër përballje të tjera, raporton Klankosova.tv.
Të premten në Drenas, Feronikeli'74 është nikoqir i Suharekës, kurse të nesërmën në Podujevë, Llapi sfidohet nga Ferizaj.
Java e 15-të kampionale mbyllet me dy ballafaqime shumë interesante.
Gjilani në krizë rezultatesh, si vendas e pret Malishevën në top-formë, kurse Dukagjini në Klinë, ka punë me Prishtinën.
[caption id="attachment_2437336" align="alignnone" width="1440"]

Superliga e Kosovës në futboll transmetohet ekskluzivisht në platformën gjigante, Art Motion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.