01.03.2019 · përditësuar para 2710 dite2 min lexim
Këtë fundjavë do të zhvillohen pesë supersfida në ligat më të fuqishme evropiane të futbollit.
Të shtunën nga ora 13:30 do të luhet derbi londinez ndërmjet Totenham Hotspur – Arsenal. Kjo ndeshje çdoherë ka dhuruar spektakël dhe gola.
Të dy skuadrat pozicionohen në ‘’zonën champions’’, ku Totenhami mban vendin e tretë me 60 pikë, ndjekur nga Arsenali me 4 pikë më pak.
Gjithashtu në mbrëmje me fillim nga ora 20:30, Serie A italiane ofron derbin romak Lazio – Roma. Të dy skuadrat kërkojn fitoren, për t’i arritur objektivat sezonal.
Roma gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë të grumbulluara, kurse Lazio renditet e gjashta me 38, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse ‘’Qershia mbi tortë’’ vjen nga ora 20:45.
Futbolli spanjoll sjellë ‘’El Clasicon’’ e dytë brenda javës, Real Madrid – Barcelona. Pasi i eliminuan "mbretërit" nga Copa de Rey, ‘’blaugranat’’ synojnë të fitojnë edhe në Laliga dhe kështu t’iu jepet një goditje të rëndë madrilienëve sa i përket objektivit titull.
Edhe kjo ndeshje, sikurse ajo e mesjavës do të luhet në stadiumin ‘’Santiago Bernabeu’’. Barcelona prin në tabelë me 57 pikë, kurse Reali I Madridit është e treti me 9 më pak.
Edhe e diela sjellë dy derbi. Duke filluar nga ora 17:15 do të përballen Everton – Liverpool.
Derbi i qytetit çdoherë ka qenë i zjarrtë. Liverpool po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm, por Evertoni pritet ta shfrytëzoj presionin për pikë që e ka skuadra e Xherdan Shaqirit. Liverpool udhëheqë Premier ligën angleze me 69 pikë, një më shumë se Manchester City.
Kurse, Evertoni gjendët në pozitën e nëntë me 36 pikë. Ndërsa, nga ora 20:30 luhet superfida italiane. Napoli pret në shtëpi skuadrën e pamposhtur në këtë sezon Juventusin. Napolitanët synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë në Serie A ‘’Zonjës së vjetër’, e cila prin në Serie A bindshëm me 69 pikë, 13 me shume se sa nikoqirët e kësaj sfide.
Autori i shkrimit, Shqipron Kuliqi është student i vitit të parë në degën e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.