Lajmet e fundit

Kjo fundjavë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll sjell emocione të forta dhe përballje interesante, me vëmendjen kryesore që përqendrohet te dueli i madh mes KB Golden Eagle Ylli dhe KB Trepça.
Kjo ndeshje e shumëpritur do të zhvillohet të shtunën në ora 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport2 të Artmotion.
Ballafaqimi mes dy prej skuadrave më ambicioze të kampionatit pritet të jetë i zjarrtë, me rivalitet, intensitet dhe interes të madh nga tifozët.
Po në këtë ditë, por në orën 19:30, do të luhet sfida tjetër e ditës mes KB Bora dhe KB Vëllaznimi.
Programi vazhdon të dielën me dy ndeshje të tjera interesante.
Në orën 19:00, KB Sigal Prishtina do të përballet me KB Bashkimi.
Ndërsa në orën 19:30, KB Rahoveci 029 do të presë KB Go+ Peja.
Edhe këto ndeshje mund t’i ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
