Familja Buss po e shet shumicën e aksioneve të Los Angeles Lakers te Mark Walter, në një marrëveshje rreth 10 miliardë dollarëshe, raporton ESPN.
Kjo do të jetë shitja më e madhe ndonjëherë e një ekipi sportiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jeanie Buss do të vazhdojë të shërbejë si udhëheqëse e Lakers.
Walter, CEO i TWG Global, ka aksione edhe te klubet tjera nga Los Angeles, si Dodgers, Sparks.
Ai është aksionar në Lakers që nga viti 2021, teksa familja Buss e ka zotëruar ekipin që nga viti 1979.
Los Angeles Lakers kanë fituar 11 tituj kampionë të NBA-së nën pronësinë e familjes Buss.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.