Lajmet e fundit

Fulhami e ka befasuar Manchester Unitedin, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me shumë pak raste të krijuara nga dy anët.
Në pjesën e dytë, Fuhami kaloi në epërsi me anë të Calvin Bassey, në minutën e 65’, pas një asistimi nga Timothy Castagne.
Unitedi e barazoi rezultatin me anë të Harry Maguire, në minutën e 89’.
Megjithatë, Fulhami shënoi edhe njëherë në minutën e 97’, me anë të Alex Iëobi.
Fulhami pas fitores kalon në vendin e 12-të me 32 pikë, teksa Unitedi me 44 sosh në pozitën e gjashtë. /Klankosova.tv.