Lajmet e fundit

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se këto deklarata janë të pavërteta, të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me realitetin në terren.
“Deklaratat e bëra nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë,gjenerali Mojsiloviq, të cilat tentojnë ta paraqesin Forcën e Sigurisë së Kosovës si kërcënim për komunitetin serb në Kosovë, janë të pavërteta, të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me realitetin në terren. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, e ndërtuar sipas standardeve më të larta demokratike. Ajo vepron nën kontroll të plotë civil dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me obligimet tona ndërkombëtare. Mandati i saj është dhe mbetet mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv. Ai njëherësh, theksoi se FSK është një forcë profesionale, e ndërtuar sipas standardeve demokratike, që vepron nën kontroll civil dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me obligimet ndërkombëtare.“Fuqizimi dhe modernizimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka karakter kërcënues ndaj askujt. Ai përbën një të drejtë legjitime të çdo shteti sovran dhe një domosdoshmëri për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në vend dhe në rajon.
Narrativat që synojnë frikësimin e komuniteteve ose justifikimin e politikave destabilizuese nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet. Përgjegjësia për sigurinë kërkon maturi, respekt për realitetin dhe përkushtim ndaj paqes, e jo deklarata që nxisin tensione. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj ndërtimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Kosova ndërton ushtri për mbrojtje. Kosova ndërton siguri për të gjithë”, shkroi ministry. /Klankosova.tv