Gazetari Arientin Abdyli ka vlerësuar rolin dhe performancën e institucioneve të sigurisë në Kosovë, duke theksuar se ato kanë kaluar një “provim të rëndësishëm” në menaxhimin e situatave të ndjeshme, veçanërisht në veri të vendit.
Duke folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Abdyli tha se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë gjatë tri viteve të fundit, sidomos pas ngjarjeve në Banjska.
"Është një plus i madh që Kosova në dy institucionet kryesore të sigurisë e ka dhënë një far provimi. Një është Policia e Kosovës, me faktin që në mënyrë profesionale tash e tri vite, prej ngjarjes në Banjska është duke e menaxhuar situatën në pjesën veriore të vendit. Do të thotë nuk është as edhe një rast i raportuar që ka pasur ndonjë dhunë etnike ndaj ndonjë serbi. Që e shton besimin e vendeve mike ndaj institucioneve tona të sigurisë", tha ai në Rubikon.
Abdyli po ashtu vlerësoi edhe rolin e Forca e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se përzgjedhja e saj për mision në Gaza dëshmon për profesionalizmin dhe besueshmërinë e këtij institucioni në arenën ndërkombëtare.
"E dyta, FSK-ja sado e vogël që është përzgjedhur për mision në Gaza, tregon që e kemi një ushtri të vogël por profesionale, të cila e ka krijuar SHBA, garda në Ohio dhe britanezët me akademik e oficerë. Policia e Kosovës dhe FSK nuk janë produkte të ditës së sotme, të kësaj partie, apo qeverie janë dy institucionet të vetmet ndoshta që e kanë kryer punën e tyre në mënyrë perfekte", tha më tej ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=f1qwT3LzXGU
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.