Në rajonin e Gjakovës, tash e disa ditë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e Florian Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025.
Operacioni po zhvillohet nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSH), në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe asaj shqiptare përmes helikopterit, raporton Klankosova.tv.
“Ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike”, kishte bërë dje po ashtu të ditur, ShKKSH në Facebook.

[caption id="attachment_2701053" align="alignnone" width="300"]

Foto nga Klan Kosova[/caption]
https://klankosova.tv/u-raportua-i-zhdukur-prej-tri-ditesh-vazhdojne-kerkimet-per-florian-tabakun-nga-trop1oja/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.