Lajmet e fundit

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se aksioni i sotëm po zhvillohet në bashkëpunim me FSK-në, ndërsa kërkimet janë përqendruar në zonën e Butovcit, ku një ditë më parë u gjet një sandale që dyshohet se i përket 78-vjeçarit.
Përveç FSK-së, në operacion janë të angazhuar edhe Policia e Kosovës, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ekipe këmbësore, si dhe dronë për kontrollimin e terrenit.
Xhafer Raqi, banor i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të mëngjesit të së enjtes.
Familjarët kanë apeluar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/pa-asnje-gjurme-prej-se-enjtes-vazhdojne-kerkimet-per-78-vjecarin-e-zhdukur-ne-prishtine/