Lajmet e fundit

FSHF-ja përmes faqes zyrtare bën të ditur se këtë të premte, presidenti i saj, Armand Duka është pritur në selinë e klubit të Juventusit nga dy administratorët e deleguar të klubit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, si dhe gjithashtu në shoqërinë e administratorit të deleguar të JMedical, Elio Testa.
Takimi është fokusuar në shumë pika rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical, duke u fokusuar në asistencën mjekësore që JMedical mund të ofrojë, jo vetëm për sa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar.
JMedical është një nga klinikat më të mira në botën e sportit dhe të futbollit me një staf të shkëlqyer mjekësh sportivë, thotë FSHF.
Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar, thuhet në faqen e Federatës së futbollit shqiptar.