Lajmet e fundit

Plehrat në vendin tonë nuk janë karakteristikë vetëm në ditën e parë pas festave të mëdha.
Në fakt, bërllogu është pothuajse gjithandej, dhe pothuajse gjithë kohës.
Situatë e ngjashme, padyshim është edhe në kryeqytet e me shumë gjasë Prishtina është më e ndotura në krejt Kosovën.
Arsyet për problemin e pazgjidhur të mbeturinave janë të shumta. Por, besoni ose jo, kryesorja ka të bëjë me inatet politike, njofton Klan Kosova.
Politika i ka futur thellë hundët në pleh, në Prishtinë.
Udhëheqja komunale që vjen nga Vetëvendosje ka telashe të bashkëpunojë me menaxhmetin LDK-ist të kompanisë që kujdeset për pastërtinë e kryeqytetit.
Për pasojë, bërllogu po ua merr frymën njerëzve.
Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetarja, Iliri Pireva.