Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka shpjeguar arsyet pse disa nga ambulantat e kësaj komune nuk do të kenë doktor për një kohë.
Sipas Bogiqit, shkëputja e kontratave nga disa mjekë, infektimi i personelit me COVID-19, e poashtu edhe gjendja shëndetësore e një doktori ka bërë që të ketë mungesë stafi, andaj është dashur që të njëjtit të kalojnë në QKMF e në disa QMF, njofton Klan Kosova.
Megjithatë është paraparë që në AMF të ketë infermierë të cilët do të kryejnë shërbimet bazike.
Derisa pacientët kërkojnë që të bëhet zgjidhje, në QKMF thonë se janë pothuajse në përfundim procedurat e rekrutimit të disa mjekëve të rinj.
https://www.youtube.com/watch?v=pnFpg5tmCdE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.