Lajmet e fundit

Çdo vit në zonën e Parisit, 4500 këmbësorë janë viktima të aksidenteve në trafik.
Në mënyrë që të ngritet vetëdija e qytetarëve, që edhe lëvizja më e vogël e gabuar mund të ketë pasoja të mëdha, autoritetet e trafikut rrugor në Paris kanë krijuar një simulim të aksidenteve.
Këtë e kanë quajtur “The Virtual Crash Board” dhe në momentin që këmbësorët nuk respektojnë shenjat e komunikacionit, dëgjohet zhurma e frenimit të makinës dhe përplasjes që të shtynë të mendosh se në të vërtet ka ndodhur një aksident.
Kjo pajisje pastaj fotografon këmbësorin dhe e shfaq atë fotografi në ekran.