Lajmet e fundit

Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 2 mars, shpenzimet për mbrojtjen në tre vitet e ardhme pritet të rriten ndjeshëm. Nga 326 milion dollarë këtë vit, shpenzimet në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 364 milionë dollarë për të kaur shifrën 441 milionë dollarë në 2025-n.
“Viti 1999 tregoi qartësisht se ushtria shqiptare duhet të kishte rritje të buxhetit të saj, për arsye se gjatë luftës së Kosovës ne patëm shpeshherë inkursione të forcave serbe në territorin tonë, ku pati edhe një minim prej 4 kilometrash të territorit shqiptar. Ne nuk patëm mundësi ta mbronim atë territor. Këto tregojnë se kapacitetet tona mbrojtëse kishin rënë”, shprehet Dritan Goxhaj.
Për njohësin e çështjeve ushtarake, Dritan Goxhaj, këto investimeve të parashikuara duhet të shkojnë në tre drejtime kryesore.
“Në forcat detare, ajrore dhe kundërajrore, pasi në Shqipëri këto ekzistojnë vetëm në letër”, tha Goxhaj.