Lajmet e fundit

Jeni mësuar që çdo herë të shihni ujin me limon për t’ju sjellë freskinë e nevojshme gjatë ditëve të nxehta.
Por, ju assesi s’duhet të fokusoheni vetëm tek këto dy elemente, pasi lëngje të tjera detoksifikuese mund të realizoni duke kombinuar ujin me fruta dhe erëza të ndryshme, njoton Klan Kosova.
Thjeshtë përdorni frutat tuaj të preferuara, vendosni në një kavanozë të mbushur me ujë dhe çdo gjë do jetë perfekte.
Për më shumë ja disa shembuj të publikuar në videon më poshtë:
Konsumimi i ujit rrit nivelin e hidratimit në trup.
Duke qenë se dehidratimi është një nga arsyet kryesore pse ne shpeshherë kemi dhimbje koke, nëse do të rrisim konsumimin e ujit do të kemi një trup të hidratuar dhe për pasojë parandalim të dhimbjes së kokës.
Ndihmon për të patur një lëkurë më të freskët.
Produktivitet i lartë në punë.
Jeni më energjikë.
Ndihmon në tretje dhe kapsllëk.
Më pak ngërçe.
Ulje e mundësive për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.
Largon lodhjen.
Ndihmon për të pasur humor më të mirë, njofton Klan Kosova.