Frenkie De Jong po kalon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij te Barcelona.
Mesfushori holandez është bërë i pazëvendësueshëm në skemën e Hansi Flick, duke u dalluar për qetësinë dhe aftësinë për të nisur aksione nga mbrojtja.
Pas disa viteve të pasigurta dhe spekulimeve mbi largimin për shkak të pagës së lartë, De Jong ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për tituj. Klubi katalanas po planifikon ta rinovojë kontratën e tij deri në 2029, duke e konsideruar element kyç për projektin afatgjatë dhe sukseset e ardhshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.