Barcelona po bën edhe përpjekjet e fundit për të sjellë në skuadër të riun e Ajaxit, Frenkie De Jong, para mbylljes së afatit kalimtar të verës, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
Gjigantët nga Camp Nou prej kohësh e kërkojnë 21 vjeçarin.
Por në Amsterdam nuk janë gati ta lëshojnë talentin e tyre pa një ofertë marramendëse.
Barcelona deri më tani ka ofruar për De Jong 44 milionë, por apetitet e Ajaxit janë më të mëdha.
Tani, njoftojnë mediat, Barcelona po përgatit një ofertë tjetër, me shpresë se do të bindë udhëheqësit e ekipit holandez.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.