Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Fred do ta ketë mundësinë që ta ringjallë karrierën e tij te Manchester United, në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Braziliani fare pak është paraqitur nën menaxhimin e norvegjezit, dhe ka luajtur herë pas here te Jose Mourinho që prej arritjes së tij në Old Trafford.
"Duhet ta shihni kohën që nevojitet për t'u rehatuar", ka thënë Solskjaer.
"Shihni Juan Sebastian Veron - ai është njëri nga lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur - por i është dashur kohë që të sistemohet".
"Dhe jam i sigurt që kur t'i jepet rasti, Fred do ta kapë atë. Fred do ta ketë shansin e tij, ndoshta nesër".