Lajmet e fundit
Gjiganti anglez ka përfunduar procedurat e blerjes të asit brazilian, që bëhet lojtari i dytë i transferuar këtë afat kalimtar në Old Trafford

Mesfushori i Brazilit, Fred ka kompletuar transferimin nga Shakhtar Donetsk tek Manchester United për 55 milionë euro.
Asi 25-vjeçar, që për momentin është i angazhuar në Kampionatin Botëror Rusia 2018, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq.
Ai është bërë transferimi i dytë i Jose Mourinho këtë afat kalimtar, pas Diogo Dalot që kaloi në Old Trafford ditë më parë.