Skuadra Eintracht Frankfurt e ka mposhtur bindshëm klubin Bayern Munich në xhiron e 10-të të Bundesligës.
Frankfurt doli fitues me rezultat 5-1 kundër bavarezëve, njofton Klan Kosova.
Futbollisti Jerome Boateng mori karton të kuq në minutën e nëntë, kështu duke prishur planet e bavarezëve.
Frankfurti shfrytëzoi numrat në fushë dhe realizoi pesë gola përmes Kostiqit, Sowit, Abrahamit, Hintereggerit e Paciencias. Te Bayerni shënoi vetëm Robert Lewandowski.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.