Frank Zappa ka lënë trashëgimi gjigante muzikore.
Përveç 62 albumeve që janë publikuar gjatë jetës së tij, prej vitit 1994 Fondi i Familjes Zappa nga materiali i papublikuar i ka nxjerrë edhe 43 albume të reja.
Gjithsej 105.
Dy albumet e fundit kanë dalë në treg këto ditë:
Frank Zappa for President dhe
The Crux of the Biscuit, njofton Klan Kosova.
Në deklaratën për shtyp të kompanisë Zappa Records/UMe shpjegohen arsyet pse pikërisht tash kanë vendosur ta bëjnë këtë gjë.
“E dimë se në periudha të ndryshme ai kishte planifikuar të kandidonte për president. Në frymën e aventurave të zgjedhjeve dramatike të 2016 vjen albumi i cili na jep një ide se çfarë ka mundur të ndodhte”.
“Zappa for President përbëhet nga materialet e papublikuara, të kompozuara në sintisajzerin Synclavier, që ndërlidhen me fijet politike të cilat na bashkojnë të gjithëve”.
“Sa i përket
The Crux of the Biscuit, ky album përmban miksimet alternative, improvizimet në studio, performansat live dhe versionet e ndryshme të këngëve të albumit njohur
Apostrophe ('), publikuar në vitin 1974”.
“Është përfshirë edhe versioni i hershëm i këngës Down in De Dew, të cilën Zappa e kishte konsideruar për
Apostrophe ('), por më vonë pati vendosur ta linte për albumin Läther”.
https://www.youtube.com/watch?v=ZUq_T_Bhau8