Policia po vazhdon të jetë adresa e parë për qytetarët.
Dy qytetarë (S.B dhe L.B), mbrëmë rreth 22:00 e kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë, një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit.
Njoftimi u bë nga Policia përmes faqes në Facebook, trasnmeton Klankosova.tv.
"Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet humane", thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.