Kombëtarja e Francës në basketboll e ka mposhtur atë të Australisë në garën për medaljen e bronztë në Botërorin “Kina 2019”.
Francezët shënuan fitore me rezultat 67-59 në “Wukesong Arena” të Pekinit, transmeton Klan Kosova.
Lojtari më efektiv i Francës ishte De Colo i cili realizoi 19 pikë. Ndërsa i Australisë ishte Evan Fournier me 16 pikë.
Në finalen e kësaj gare pritet të përballen Spanja dhe Argjentina.
https://www.youtube.com/watch?v=n_284hJIcYg
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.