Agjencia kombëtare e motit Meteo-France tha se temperaturat mund të arrijnë në nivel lokal 41 gradë Celcius të dielën dhe paralajmëroi se e hëna pritet të jetë edhe më e nxehtë, raporton Anadolu, transmeton klankosova.tv.
Agjencia tha se temperatura mesatare kombëtare mund të përputhet me nivelin më të lartë ditor të regjistruar ndonjëherë në Francë, pavarësisht stinës.
Temperaturat maksimale parashikohet të variojnë midis 40 gradë Celsius dhe 42 gradë Celcius në zonat nën alarm të kuq.
Meteo-France tha se vala e të nxehtit pritet të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të javës së ardhshme, me temperatura jashtëzakonisht të larta gjatë ditës dhe natës që ka të ngjarë të vazhdojnë të paktën deri të enjten.
Gjithashtu, të dielën, ajo vendosi katër departamente nën një paralajmërim për rrezik të lartë zjarri në pyje dhe tha se numri do të rritet në 11 të hënën, pasi kushtet e nxehta dhe të thata vazhdojnë në pjesë të ndryshme të vendit.
Autoritetet nuk e kanë përjashtuar zgjatjen e alarmit të kuq në departamente të tjera të hënën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.