Lajmet e fundit

Franca ka pranuar për herë të parë se ushtarët e saj kryen një "masakër" në Senegal, në të cilën dhjetëra - ndoshta qindra trupa të Afrikës Perëndimore u vranë pothuajse saktësisht 80 vjet më parë, tha presidenti senegalez, Bassirou Diomaye Faye.
Ata që u vranë ishin pjesë e njësisë Tirailleurs Senegalais, të rekrutuar në fillimin e Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar në mbrojtjen e Francës, fuqisë koloniale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kur u kthyen në Senegal në vitin 1944, shumë protestuan për pagën e tyre, thonë historianët, gjë që çoi në një përgjigje brutale.
Vrasjet kanë qenë një pikë grindjeje midis Senegalit dhe Francës dhe njohja e tyre e raportuar nga Parisi vjen pasi Faye po flet për një rivlerësim të marrëdhënieve të vendeve.