Lajmet e fundit

Franca ka nxjerr një ligj i cili ndalon modelet shumë të dobëta.
Për tu punësuar ata do të duhet që të çojnë një çertifikatë të mjekut, e cila vërteton shëndetin tyre të përgjithshëm fizik, duke u theksuar indeksin trupor të tyre, që pesha duhet të jetë në raport me gjatësisë e trupit.
Ministria e shëndetësisë thotë se qëllimi është të luftojë çrregullimet e të ngrënit. Duke filluar që nga 1 tetori fotot e përpunuara me fotoshop duhet të përcaktohen dhe ti vendoset një etiketim ''Fotografi e modifikuar''.
Punëdhënësit të cilët thyejnë ligjin e hyrë në fuqi duhet të përballen me gjoba 75.000 euro dhe deri në 6 muaj burgim.
“Ekspozimi i të rinjëve në imazhet normative dhe joreal çon në një ndjenjë të zhvlersimit të vetvetes dhe mund të ndikojë në shëndet,'' ka thënë Marisol Touraine, Ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Francë, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.