Dy të rinj të moshës 16 vjeçare u arrestuan në veri të Francës në fillim të kësaj jave me dyshimin për planifikimin e sulmeve në një qendër tregtare ose vend koncertesh.
Kështu tha zyra e prokurorit francez të antiterrorizmit të premten.
Prokurori i antiterrorizmit tha se njëri nga 16-vjeçarët kishte filluar të ndiqte propagandën xhihadiste, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nuk janë bërë të ditur emrat e dy 16-vjeçarëve që u arrestuan.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.