Lajmet e fundit

Fotografi londinez, Brock Elbank, ka shkrepur disa fotografi të njerëzve pikalosh për të treguar bukurinë e tyre.
Deri më tani ka realizuar shumë pak fotografi mirëpo ai shpreson që deri tek ekspozita që planifikon të mbaj në vitin 2017 të realizojë 150 fotografi, transmeton Klan Kosova.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer njerëzit pikalosh”.
“Gruaja dhe vajza e madhe kanë pika ndërsa vajza ime e vogël nuk e ka asnjë të tillë. Ata gjithmonë më kanë pasionuar sepse janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe pikërisht këtë gjë po mundohem të dokumentoj në këtë fotosesion”, është shprehur Elbank.
Të gjithë personat në fotografi janë ngacmuar kur ishin fëmijë pikërisht për shkak të pamjes së tyre.
Më poshtë mund të shikoni disa prej fotografive të realizuara nga Elbank.