Lajmet e fundit
Lojtarët e Zenit St Petersburg kanë festuar titullin kampion në një mënyrë krejt të veçantë. Ata u veshën si mbretër dhe pozuan bashkë.

Zenit St Petersburg, ka siguruar titullin kampion dy gjiro parafundit të kampionatit.
Klubi rus që udhëhiqet nga ish bosi i Chelseas e Tottenham-it, Andre Villas-Boas, vendosen që titullin e fituar ta festojnë në një mënyrë krejt të veçantë.
Ata, të gjithë, kanë veshur rroba mbretërore.
Foton e unike e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ish lojtari i Manchester City-it, Javi Garcia, transmeton Klan Kosova.
Në foto shihet edhe ish ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin.
Titulli i fituar, është i katërti në total për Zenitin dhe i pari i fituar nën direktivat e Villas-Boas.