Lajmet e fundit

Fotografja, Diana Kim u rrit në ishullin e Maui, ku babai i saj ishte një fotograf ku ajo mori hapat e saj të parë.
Kur prindërit e saj u divorcuan, Kim filloi të jetojë me miqtë dhe të afërmit duke humbur kontaktin me babain e saj që u bë “i humbur”.
Në vitin 2003, Kim filloi një projekt afatgjatë duke fotografuar të pastrehët ndërsa në vitin 2012, ajo bëri një zbulim tronditës. Kim gjeti të atin në mes të pastrehëve derisa ajo ishte në Honolulu.
"Ka pasur netë kur unë nuk doja ta gjeja atë," tha Kim për NBC News, transmeton Klan Kosova.
"Dhe atëherë kur unë nuk e prisja, e pashë atë duke qëndruar në cep të një rruge. Ai vuante nga skizofrenia dhe nuk ishte trajtuar dhe nuk ka qenë gjithmonë i përgjegjshëm.Ka pasur shumë raste kur ai dukej sikur ai ishte duke argumentuar me dikë, por askush nuk ishte atje" vazhdoi ajo.
Kim ka vazhduar të sjellë ushqim për babain e saj dhe i kërkoi atij të kërkojë trajtim deri kur ai pësoi një sulm në zemër në tetor të vitit 2014 dhe më në fund u bind.
Sot, babai i Kim gëzon shëndet të mirë, vazhdon të trajtohet për problemet e tij me shëndetin mendor dhe punon punë me gjysmë orari ndërsa ka edhe në plan që të vizitojë Korenë e Jugut.