Lajmet e fundit

Julie Willson kishte një motër me Sindromën Down të quajtur Dina.
Willson tregon se Dina ishte një bekim për të, dhe gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte asaj dhe familjes, transmeton Klan Kosova.
“Ajo na mësoi se çfarë është një dashuri pa kushte”.
Për fat të keq Dina vdiq, por Willson shprehet se është e lumtur që aq pak sa ka jetuar, ka pas një jetë të lumtur.
Pas vdekjes së saj, ajo filloi që të fotografonte fëmijët me Sindromën Down.
Ajo shpreson që fotografitë që bën, të i vetëdijësojë familjes që kanë një anëtarë me Sindromë Down.
“Kur po bëja fotografitë, një nënë më tregoi se 92 përqind e grave që janë shtatëzënë, kur kuptojnë që fëmijët e tyre kanë Sindromën Down abortojnë menjëherë”.
“Ky numër i abortit është shumë më i madh se sa kam imagjinuar”.