Lajmet e fundit

Heather Koehler gjithmonë dëshironte fotografi të bukura në ditën e dasmës së saj.
Por në ditën e dasmës së saj, fotografi nuk u paraqit, transmeton Klan Kosova.
Heather ishte e dëshpëruar, por duhej që të vazhdonte ceremoninë që të martohet me dashurinë e jetës së saj, Matt.
“Nuk kisha kohë unë duhej të martohesha, pavarësishtë që isha e dëshpëruar që gjithë ajo nuk do dokumentohej”, u shpreh Heather.
Nusja e kishte shkruar një status në Facebook se sa e mërzitur ishte që nuk do kishte fotografi si kujtim nga dita më e rëndësishme në jetën e saj.
Kur fotografja Dana Gruszynski lexoi statusin e saj, dëshironte që t’i ndihmonte.
Në fillim ajo u tha Koehlers, që do iu ofronte fotosesion pa pagesë, gjë që zakonisht çiftet nuk e bëjnë në ditën e dasmës, por më pas ajo u tregoi se dëshiron te rikrijojë të gjithë ditën e dasmës.
Fotografitë që ajo u ka bërë janë prej momentit, kur nusja e kupton që nuk ka fotograf në dasmë e deri në fund të ditës.