Lajmet e fundit

Kush janë këta njerëz? A janë të mërzitur? A janë të lumtur? Nuk ka rëndësi, ata janë njerëz të zakonshëm që frekuentojnë një rrugë të ngarkuar - ata janë pjesë e jona.
Janë thjesht njerëz të zakonshëm që bëjnë një rutinë të zakonshme në mëngjes, nxitojnë për punë, përgatiten për ditën e tyre të ngjeshur me punë.
Të dukesh njëjtë çdo ditë...a është klishe apo konsistencë? Ju vendosni.
Ju mund të mendoni se këto fotografi janë shkrepur në ditë të njëjtë, me vetëm disa minuta dallim.
Gabim. A keni parë në dollapin tuaj së fundmi për t’u siguruar se këmishat tuaja janë të njëjta por në ngjyra të ndryshme?
Fotografi, përmes këtij projekti unik, ka zbuluar gjithashtu se shumë njerëz madje kanë edhe mimikat e njëjta të fytyrës, çdo mëngjes.
Madje edhe syzet i nxjerrin nga xhepi i tyre gjithmonë njëjtë.
Fotografi duhet të ketë shkrepur qindra e mijëra fotografi për të kapur imazhe kaq identike.
Rrobat janë një zgjedhje personale.
Mos harroni se një nga mendjet më të ndritura të shoqërisë sonë, Steve Jobs, ka veshur rrollkën e zezë me xhinse dhe atlete “New Balance” çdo ditë për shumë vjet me radhe dhe nuk e ka penguar atë të jetë ky që është sot.
Ne nuk i njohim këta njerëz dhe kush e di ndoshta disa prej tyre ashtu si Steve, thjesht nuk kanë kohë për të humbur.