Lajmet e fundit

Tanimë ka filluar numërimi mbrapsht deri tek viti 2017.
Por ky vit që po lëmë pas do të mbahet mend për shumë gjëra, transmeton Klan Kosova.
The Atlantic, ka listuar disa prej fotografive të cilat në një mënyrë e kanë shënuar vitin 2016.
Më poshtë mund t'i shikoni disa nga fotografitë dhe ngjarjet që do mbahen mend për vitin 2016
Kandidati republikan për President të SHBA – së (tashmë president), gjatë fjalimit të tij në ditën e katërt të Konventës Kombëtare Rebulikane më 21 korrik, në Loans Arena në Klevland të Ohios. Në atë kohë, Trump sapo kishte fituar numrat duhura për tu nominuar nga partia e tij.

Turma e mbledhur duke shikuar hënën e madhe më 14 nëntor në Fremantale të Australisë.

Një xhandar turk duke e futur trupin e një fëmije refugjatë në një qese plastike, ku kishin vdekur së paku edhe 33 persona të tjerë kur po tentonin të kalonin nga Turqia për në Greqi.

Një grua e plagosur e një tjetër duke folur në telefon pas sulmit në aeroportin e Brukselit në Zaventem më 22 mars.

Disa emigrantë duke notuar pas fundosjes së anijes, ndërsa të tjerë duke u ngjitur në maje të anijes, pak para operacionit ku do t’i shpëtonin italianët në brigjet e Libisë më 25 maj. Komisioneri për Refugjatë i OKB-së, ka thënë se së paku 350 mijë refugjatë kanë kaluar Mesdheun këtë vit kurse 4.700 prej tyre vdiqën gjatë rrugës.

Valltarja me këmbët e amputuara, Amy Purdy, duke vallëzuar me një robot gjatë ceremonisë hapëse në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Donald Trump, duke i mbajtur në duar Kellen e Denver Campbell më 29 korrik gjatë fushatës në Kolorado.

Një protestues duke përdorur një raketë të tenisit për ta kthyer gazin lotsjellës ndaj policisë më 2 qershor në Francë.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, duke i shtrënguar duart pas takimit të tyre në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, dy ditë pas zgjedhjes së Trump për president.
