Lajmet e fundit

Viti 2015 ka qenë i mbushur me shumë ngjarje botërore që lanë gjithë botën gojëhapur.
Qysh në janar me aktin terrorist në Paris ndaj redaksisë së revistës Charlie Hedbo, Caitlyn Jenner, Aylan Kurdi, martesat mes personave me gjini të njëjtë në ShBA e deri në nëntor kur u sulmua prapë kryeqendra franceze, ky vit definitivisht ka qenë i mbushur me shumë ngjarje që shënuan historinë.
Në gjithë këto raste fotografitë e imazhet që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale me të vërtetë kanë qenë shumë domëthënëse, transmeton Klan Kosova.
Xhihadisti John
Britaniku Mohammed Emwazi u shndërrua si ikonë për ISIS sepse ishte shfaqur në disa video duke ekzekutuar shumë persona.
Ai është vrarë me sulme ajrore në Al-Raqqa të Sirisë në 12 nëntor.
Fotografia e Aylan Kurdi
Ky ishte një fotografi kaq e rrallë sa që preku gjithë botën. Kurdi ishte vetëm 5 vjeçar dhe vdiq bashkë me vëllain e nënën në brigjet turke në tentim për tu larguar nga Siria për një jetë më të mirë.
Caitlyn Jenner
Në qershor, Caitlyn Jenner bëri debutimin e saj të parë për kopertinën e revistës Vanity Fair.
Kjo fotografi e Jenner bëri xhiro sepse ajo më herët kishte jetuar në trupin e një mashkulli të quajtur Bruce.
Fotografia e saj ngriti diskutimin për të drejtat e LGBT në ShBA si dhe në gjithë botën.
Ajo gjithashtu e ka thyer rekordin si personi që ka arritur 1 milionë ndjekës në Twitter për vetëm katër orë e tre minuta.
Shtëpia e Bardhë bëhet e ylbertë
Legalizimi i martesave mes së njëjtës gjini në të gjitha shtetet amerikane u bë e mundur në qershor të këtij viti. Për nder të këtij veprimi historik, Shtëpia e Bardhë si dhe shumë vende të rëndësishme në ShBA u bënë të ylberta për të treguar mbështjetjen ndaj këtij ndryshimi.
Ilustrimi “Lutje për Paris”.
Ilustrimi për Paris në mes me Kullën e Eiffel, është shndërruar në simbol të paqes pas sulmeve në kryeqytetin francez më 13 nëntor.
Nga ky sulm mbetën të vrarë 130 person, 89 prej të cilëve ishin në teatrin Bataclan duke shijuar tingujt e muzikës së rok grupit Eagles of Death Metal e të tjerët u vranë në kafenet afër.
Edhe pse shumë ilustrime u bënë për këto sulme, kjo e artistit francez Jean Jullien, është pëlqyer më së shumti nga njerëzit si dhe është shpërndarë rreth 28 mijë herë në Facebook.
Kriza e refugjatëve
Flukset e refugjatëve sirian për në vendet evropiane prodhuan fotografi më prekëse se të gjithë të tjerat.
Në njërën prej tyre shihet një burrë sirian teksa në duar mban djalin e tij që bërtet në drejtim të turmës me këresën e vetme, që t'i presin edhe ata.
Kjo fotografi është shkrepur në shtator në kufirin greko-maqedon.
Fotografi që tregon marrëdhëniet ruso-amerikane
Kjo fotografi e shtatorit tregon marrëdhëniet e tensionuara në mes të Rusisë dhe ShBA-së. Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin kishin një takim të rrallë në asamblenë gjenerale të OKB-së në New York.
Princ William dhe Kate Middelton u bënë prindër për herë të dytë
Refugjatja që tregon se si e humbi burrin
Kjo është një histori tjetër e ndjerë që është shpërndarë më shumë se 300 mijë herë në Facebook.
Këtu një grua që nuk e ka treguar emrin, tregon historinë e saj tragjike të udhëtimit nga Siria për në Turqi dhe Greqi.
Ajo dhe burri i saj kishin hipur në një barkë së bashku me 152 refugjatë të tjerë. Barka u fundos dhe që nga atëherë ajo nuk e ka parë më burrin e saj.
Vizitat e Papa Françeskos
Ishte një vit shumë i rëndësishëm për Papa Françesko. 78 vjeçari ka vizituar 12 shtete dhe ka mbajtur mesha për qindra e mijëra besimtar katolik.
Korrupsioni në FIFA
FIFA, është një nga organet më të mëdha drejtuese në botën e futbollit. Shtatë zyrtarë janë arrestuar në maj nën akuzat për shantazh e pastrim parash. Pas këtij skandali Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dha dorëheqje tre ditë pasi që ishte zgjedhur në krye të këtij organi për të pestën herë radhazi.