Lajmet e fundit

Fotografitë e dasmave zakonisht janë shumë të bukura e aq më shumë kohëve të fundit të bësh fotografi kreative me rastin e dasmës është bërë një trend.
Të sapomartuarit, Endijs dhe Elina Perkons nga Latvia kanë shkrepur disa fotografi të veçanta në shumë metra lartësi në parkun kombëtar Yosemite të Kalifornisë.
Dhëndri Endijs shihet duke e puthur nusen e tij në një puthje alla Hollywoodiane ndërsaishtë në lartësi 1500 metra në shkëmbinj që poshtë formon një luginë të jashtëzakonshme.
Fotografitë e dasmës janë realizuar nga fotografi nga Kalifornia, Brian Rueb. Fotografi ka bërë të ditur se kur e mori kërkesën për të realizuar fotografitë e çiftit nuk e dinte se për këtë duhet të bëjë sakrificë duke u ngjitur mbi 1500 metra lartësi, transmeton Klan Kosova.
Dhe për më tëpër, Endijs dhe Elina nuk është se realizuan vetëm fotografitë e dasmës në këtë lartësi dhe pamje të jashtëzakonshme por ata realizun edhe ceremoninë e dasmës.
Brian, fotografi i cili ka shpërndarë këto fotografi shumë të veçanta nuk ka dhënë më shumë detaje as për ceremoninë e as se si çifti kanë marrë këtë vendim jo fort të zakonshëm.