Lajmet e fundit

Viti 2015 ishte i mbushur me fotografi që lanë shenjë dhe prekën shumë persona.
Imazhet e refugjatëve duke kaluar kufirin e aktet terroriste në zemër të Evropës prodhuan fotografi shumë prekëse, transmeton Klan Kosova.
Por, është edhe një fotografi që u shkrep larg vendeve fatkeqe por që bëri shumë persona të mendojnë se më shumë vëmendje u kushtohet jetës virtual se sa reale.
Është kjo fotografi e shkrepur nga fotografi John Blanding më 15 shtator të 2015-ës në premierën e filmit Black Mass.
Në këtë fotografi është “ngrirë” momenti kur mbërrin trupa e aktorëve e të gjithë ama të gjithë të pranishmit kanë në duart e tyre telefonat e menqur për t’i fotografuar aktorët.
Ajo që vihet re më shumë është një grua e moshuar e cila është e vetmja që me të vërtetë po e shijonte atë moment.
Pra e moshuara ishte pa telefon të menqur në mesin e të gjithë të tjerëve që nuk e shijuan momentin, por preferuan ta shikojnë përmes ekranit të telefonit.