Lajmet e fundit

Këtë vit gara “Pink Lady Food” për fotografinë më të mirë të ushqimit për vitin 2016 u mbajt në Londër.
Këtë vit kanë aplikuar më shumë se 700 fotografi nga 60 shtete të botës dhe në panelin e jurisë të pranishëm ishin David Loftus (që është fotografi i kuzhinierit Jamie Oliver), Ruth Rogers nga The River Cafe si dhe Xanthe Clay nga The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Fotografia fituese ishte e fotografit britanik, Mark Benham, fotografia e të cilit titullohet “Flour Frenzy” – dhe shihet një bukëpjekës i cili është duke u argëtuar teksa bënë bukën.