Lajmet e fundit

Gjatë verës së vitit 2011 fotografi francez Rehahn, kishte shkrepur një fotografi të një gruaje të moshuar në qytetin Hoi An në Vietnam.
Fotografi në atë kohë takoi 74 vjeçaren Bui Thi Xong, transmeton Klan Kosova.
Ai i shkrepi asaj fotografinë por të dy nuk ishin të vetdijshëm që kjo fotografi do të shndërrohet në ikonë.
Thi Xong një zonjë e moshuar dhe e turpshme, nuk ishte mësuar që ta shihte veten në fotografi.
Por Rehahn e përdori fotografinë e saj për kopertinën e librit të tij, sepse për të kjo grua përfaqëson gëzimin për jetë pavarësisht moshës dhe varfërisë.
Ai i kishte premtuar zonjës se nëse libri do të kishte sukses atëherë ai do ia blinte asaj një varkë të re.
Pas gjashtë muajsh, e gjithë bota u mahnitë pas kësaj fotografie tejet të veçantë.