Lajmet e fundit

Në mesin e fotografëve që e kanë shoqëruar të shkëlqyeshmen Sophia Loren gjatë jetës së saj, Alfred Eisenstaedt e kishte një vend të veçantë.
Për një kohë të gjatë, ai punoi për revistën “Life” – dhe rezultati i kësaj ishte që fytyra e këtij ylli të mrekullueshëm të shfaqet në kopertinën e saj shtatë herë gjatë viteve 1950 dhe 1960.
Por, në arkivat e tij private, Eisenstaedt kishte ende një numër të madh të fotografive të pabotuara të Loren, ku shumë prej tyre ishin bërë gjatë takimeve private dhe të përditshme me të.