Lajmet e fundit

Çfarë e dallon një fotografi me të vërtetë kreative nga miliona të tjerë? Pajisjet e fundit apo një përbërje e bukur do të mendonte dikush. Por përgjigjja në fakt është më e thjeshtë – e gjitha ka të bëjë me kapjen e momentit të duhur, transmeton Klan Kosova.
Një fotografi e mirë mund të shfaqë gjithçka – që nga ndriçimi i papritur i rrufesë e deri tek përpjekja e peshkut të vogël për të shpëtuar nga sqepi gjysmë i hapur i zogut. Po ashtu mund të bëhet fjalë për hijen në tokë ose pamjen e pastër si kristal të shiut duke rënë.
E rëndësishme është se nuk ju duhet të jeni fotograf profesionist për të bërë shkrepje të bukura; duhet vetëm të jeni në vendin e duhur , ta kapni momentin dhe ta shtypni butonin.