Lajmet e fundit

Fotografi Roger Kisby, ka bërë një fotosesion të veçantë.
Kisby më 7 korrik ishte duke ecur rrugëve të Las Vegas, kur u ndesh me Accociation of Professional Piercers Conference and Exposition.
Edhe pse Kisby nuk ka asnjë vath, e asnjë tatuazh në trup, vendosi që të bëjë një sesion për të treguar bukurinë në mënyra të ndryshme.
“Njerëzit ishin të hapur ndaj kërkesës time për t’i fotografuar”.
“Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur njerëzit nuk janë të frikësuar që të tregojnë kush janë”.
“Sidomos nëse njëerzit kanë shumë vathë në fytyrë ose tatuazhe, e që duhet të ballafaqohen me shumë paragjykime”, është shprehur Kisby.
Kisby me anë të projektit të tij, dëshiron që të tregojë se njerëzit janë të bukur në mënyrën e tyre.