Lajmet e fundit

Fustane duke u valëvitur, drita, lule dhe prapavi mahnitëse janë disa nga gjërat që përshkruajnë më së miri fotografitë e artistes Kristina Makeeva.
Arkitekturë apo vende ekzotike, malet apo shkretëtira janë vendet e preferuara ku Makeeva zakonisht realizon fotografitë e vajzave të ndryshme të veshura me fustane glamuroze.
S’ka asgjë më të bukur se sa një material i një fustani madhështor në kombinim me një pamje që të lë pa frymë. Fotografi si të ishin marrë nga përrallat.





















