Lajmet e fundit

Këto fotografi në fakt mund të thonë shumë fjalë të cilat këta vogëlushë jetim nuk munden…
Një organizatë bamirësie amerikane e quajtur “Together We Rise”, ka vendosur të festojë me këta vogëlushë, të cilët më në fund kanë gjetur nga një familje birësuese.
Për dy vite kjo organizatë është kujdesur për këta fëmijë të braktisur, shkruan tvklan. Në faqen e saj në Instagram organizata ka shpërndarë fotografitë e vogëlushëve, të cilët me pankarta në duar tregojnë se sa kohë kanë qëndruar në shtëpinë e fëmijës dhe se më në fund ata kanë gjetur familjen që do t’i adoptojë.