21.01.2020 · përditësuar para 2359 dite1 min lexim
A e keni menduar ndonjëherë pse njerëzit janë kaq të sigurtë se mund të fitojnë kundër Nënës Natyrë?
Ndoshta, mamuthët ose dinosaurët janë ndjerë kështu derisa po hanin gjethet nga majat e pemëve. Por, dihet se si përfunduan ata, apo jo?
Ne besojmë se natyra është përpjekur që ta marrë vëmendjen tonë kohëve të fundit. Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i stuhive, vërshimeve dhe valëve të nxehtësisë është rritur pesëfish në krahasim me vitin 1970.
Pra, është koha që njerëzit të heqin ‘kurorat’ dhe t’i përkulen natyrës, transmeton Klan Kosova.
Ne e dimë që ka gjithmonë njerëz që është vështirë që të binden. Kjo është edhe arsyeja pse kemi zgjedhur disa fotografi që e tregojnë më së miri se natyra është forca më e madhe në planet, prandaj edhe njerëzit gjithmonë do të humbasin.
Është e mrekullueshme ta shohësh mbijetesën edhe kur probabiliteti për një gjë të tillë është pothuajse zero
Jeta gjithmonë gjen një mënyrë për t’u shfaqur
Vetëm një vijë e hollë e ndan jetën nga vdekja
Njerëzit e duan çelikun, por natyra e do gjelbërimin
Këto pemë duket se e kanë pasë një ‘jetë’ të vështirë
Kjo veturë është mbuluar nga egërsia e natyrës mbi të cilën shkelte dikur
Jemi kuriozë të dimë nëse pas kësaj fotografie fshihet një histori
Kështu duket sot. Por, a thua si do të duket pas disa vitesh?
Kur ke vendosmëri!
Kjo shtëpi e vjetër nuk ka zgjidhje tjetër, përveç të ‘dorëzohet’!
Duket sikur një përbindësh që po përfundon së ngrëni viktimën e vet
Kur do, gjithmonë e gjen gjithmonë një rrugë
Ky është një nga vendet më romantike që është krijuar nga natyra dhe shinat e vjetra të trenit
‘Pushtimi’ ka filluar
Kur paqja është prioritet
As betoni duket se nuk arrin ta ndalë fuqinë e natyrës
Mund të jetë vend i braktisur nga njerëzit, por jo edhe nga natyra
Ky dru tani mund të flasë dhe shohë
Versioni “The Scream” i Nënës Natyrë
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.